2016-05-30 14:45:00

Mbledhja e Papa Françeskut me krerët e Dikastereve mbi reformën e mediave vatikanase


Sot paradite, Papa Françesku kryesoi në Sallën Bologna të Pallatit Apostolik një mbledhje me krerët e Dikastereve të Kuries Romake. Në qendër të takimi reforma e mediave të Selisë së Shenjtë. Mons. Dario Viganò, prefekt i Sekretarisë për Komunikimin, ka mbajtur relacionin në pjesën e parë të takimit.

Mbledhja e sotme e Papës me krerët e dikastereve të Kuries Romake pati si argument “reformën e mediave”, njofton për gazetarët zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi, duke kujtuar se Papa Françesku e ka zakon të konfrontohet si me Grupin e 9 kardinajve e po kështu edhe me krerët e dikastereve në fushat e ndryshme të reformës. “Pasi që kësaj radhe bëhej fjalë për reformën e mediave të Selisë së Shenjtë – shpjegoi zëdhënësi – relacionin e hyrjes së takimit të sotëm e pati mons Dario Viganò, prefekt i Sekretarisë së Vatikanit për komunikimin”. Pas ndërhyrjes së mons Viganò, prelatë e kardinajtë e ndryshëm në krye të dikastereve të Kuries Romake kanë shpreh opinion e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.