2016-05-28 14:01:00

Papa priti presidentin e Singaporit, audienca mbi të drejtat e njeriut dhe dialogun


Situata në Juglindje të Azisë, të drejtat njerëzore dhe dialogu mes feve ka karakterizuar audiencën e Papa Françeskut me Presidentin e Republikës së Singaporit, Tony Tan Keng Yam.

Një komunikatë zyrtare e Vatikanit, saktëson se gjatë “bisedimeve të përzemërta” para se gjithash janë “përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Singaporit, si dhe bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit, posaçërisht në fushën edukative e shoqërore”.

Më pas, vijon komunikata, janë shqyrtuar “disa tema nga aktualiteti ndërkombëtar e nga situata politike rajonale, në mënyrë të veçantë është veçuar rëndësia e dialogut ndërfetar e ndërkulturor për promovimin e të drejtave të njeriut, të stabilitetit, të drejtësisë e të paqes në Juglindje të Azisë”.

Pas takimit me Papën, presidenti i Singaporit u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, e me kryeipeshkvin imzot Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.








All the contents on this site are copyrighted ©.