2016-05-27 14:53:00

Mbrojtja e jetës dhe emigracioni në bisedën ndërmjet Papës e Presidentit të Kosta-Rikës


Papa priti sot në audiencë, në Vatikan, Presidentin e Republikës së Kosta-Rikës, Luis Guillermo Solìs Rivera, i cili pas takimit me Atin e Shenjtë Bergoglio u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedës së përzemërt – njofton Salla e Shtypit të Vatikanit – u përmenden marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kosta-Rikës, u vlerësua kontributi që Kisha ofron në Kosta-Rikë e në mënyrë të veçantë veprimtaria në fushën e edukimit, të shëndetësisë, të promovimit të vlerave njerëzore e shpirtërore siç është mbrojtja e jetës njerëzore. Pastaj u fol dhe mbi disa problematika aktuale shoqërore të rëndësishme si emigracioni dhe trafiku i drogës. Së fundi, u fol edhe për situatën rajonale e disa çështje ndërkombëtare”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.