2016-05-27 15:10:00

Kryeipeshkvi i ri i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, fillon misionin ipeshkëvnor


Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i ri i Tivarit, të shtunën më 28 maj, bënë hyrjen solemne në kryedioqezën e Tivarit. Me kremtimin e Meshës në ora 11.00 në Kishën katedrale të re, në Bar, ai përuron misionin ipeshkëvnor pranë kësaj Kishe vendore. 

Në kremtimin Eukaristik do të marrë pjesë edhe kryeipeshkvi i deritanishëm, imzot Zef Gashi, i cili do të dorëzojë misionin ipeshkëvnor në duart e pasardhësit të tij, imzot Rrok Gjonlleshajt, shumë ipeshkvij tjerë nga Mali Zi, Kosova, Shqipëria, Kroacia etj. Në këtët kremtim e ngjarje të rëndësishme kishtare për Tivarin, do të jetë i pranishëm i tërë kleri dioqezan duke filluar nga Vikari i Përgjithshëm i kësaj kryedioqeze, atë Pashko Gojçaj e deri te priftërinjtë e rregulltarët më të ri, motrat rregulltare të Kongregatave të ndryshme, populli i Zotit dhe përfaqësues të komuniteteve fetare  e autoritete civile të Malit Zi.

Së fundit, po kujtojmë shkurtimisht se Tivari apo Antibaren, siç quhej ndryshe, u bë seli ipeshkëvnore në shekullin IX-X, pas shkatërrimit të Dioklesë nga bullgarët. Gjatë kësaj kohe Tivari u lidh me metropolinë kryedioqezane të Durrësit, më vonë bëhet dioqezë sufragane e Splitit, pas dobësimit të pushtetit bizantik, pastaj kalon si dioqezë sufragane e Raguzës apo Dubrovnikut. Më 1034 ngrihet në rangun e Kryeipeshkvisë nga Papa Benedikti IV.

Menjëherë pas emërimit si kryeipeshkëv të ri të Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj në mikrofonin e Radio Vatikanit, mes tjerash u shpreh......

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.