2016-05-27 11:25:00

Fjalimi i dom Simon Kullit me rastin e kalimit në amshim të imzot Lucjan Avgustinit


Besimtarëve të tu o Zot jeta nuk u merret, por u shndërrohet .....

Ishin këto fjalët, të marra nga liturgjia e meshës së salikimit, që më së shumti Bariu i yni i përsëriste dhe më të cilin ngushëllonte besimtarët në të tilla raste. Pikërisht, përmes të të njëjtave fjalë, duke i dhënë zë fjalëve të tij, dëshiroj të ngushëlloj secilin nga ne.
Shkëlqesi të nderuara, bashkëvëllezër të tij në shugurim ipeshkvor, autoritete qendrore dhe vendore, familjarë, miq, dashamirë, të afërm dhe të gjithë ju besimtarë të Dioqezës së Sapës, por edhe më gjerë, edhe pse në një situatë të tillë, prapëseprapë na ngushëllon fakti se Ipeshkvi ynë, gëzoi deri në fund respektin, nderimin, afërsinë dhe dashurinë e secilit nga ju. 
Kisha “humbi” një Bari, Kombi humbi një zë, familjarët humbën një bir dhe vëlla, dioqeza e jonë, e Sapës, humbi një prind, një babë. Por, në qiell kemi një ndërmjetësues të vazhdueshëm. 
1. Na shërbeve më shumë se sa të shërbyem.
Fort përzemër e more detyrën e bariut sapo Selia e Shenjtë Apostolike ta besoi ne vitin 2007. Ta besuan sepse të njohën. Njohën në ty virtytet dhe vlerat të cilat kurrë s’u kurseve t’i vije në shërbim të grigjës. Asnjë vështirësi s’të ndali. Këmbët s’të pushuan asnjëherë aq sa mbarë territorin e gjerë e të thepisur të dioqezës e vizitove. Mendja s’të pushonte. Natë e ditë, në lutje e në bashkëbisedime, kërkoje ta njihje vullnesen e Zotit mbi delet e tua. E deshe këtë Dioqezë dhe me bindje mund të them se erën e secilës dele ja njohe.
Edhe pse ato të çrregullta qeliza vdekjeprurëse “punonin” pareshtur në kokën tënde, edhe pse në një gjendje të vështirë, deshe të na mësoje deri në fund domethënien e saktë të shërbimit. Kremtove me ne Themelimin e Eukaristisë duke na lënë ne, meshtarëve të tu, porosinë jetoni të bashkuar gjithmonë në Krishtin. Ajo meshore (kasul) e vitit të mëshirës, dhuratë e jotja për meshtarët e tu, sa herë që do e veshim për kremtime do na tregoj dashurinë dhe butësinë atërore të treguar ndaj nesh E kulmove atë të enjte të madhe, të paharruar për mendjen, në larjen e këmbëve të besimtarëve të tu më të përzgjedhur. Nga Roma më telefonove duke më shprehur – sot mund ta pohoj pa frikë – dëshirën tënde të fundit: atë gjest identifikues të Kishës, sikurse është larja e këmbëve, ta kryeje me personat me aftësi ndryshe. Ashtu ndodhi! Tejet u gëzove! Me dëshmi të fortë na mësove. 
2. Na deshe më shumë se sa të deshëm.
Mbi modelin e Bariut të Mirë e themelove dhe me shumë këmbëngulje e rrënjose shërbesën dhe veprimtarinë tënde baritore. Kulmi i kësaj dashuri, ndaj të gjithëve, qe kur ajo zemër e jotja, e vogël për nga përmasat, por gjerësisht e madhe për nga prania, hapi mendjet dhe zemrat tona si meshtar, por edhe të besimtarëve mbarë, kur me forcë deshe praninë e një shtëpie Bamirësie, palestër të vërtetë për shpirtin. 
3. U dergje por s’u shove ...
Në këto 10 vite të tija si Bari i kësaj grigje, deshi të njihte çdo njeri, çdo kënd, çdo cep të territorit. Përshkoj me çdo mjet secilën zonë duke shkelur, duke përjetuar dhe duke parë realitetin e besimtarëve të tij, të zonës së tij, me sytë e vet. Si një bari i mirë, përpara se t’i printe grigjës, deshi të sprovonte mbi vete rrugët, shtigjet, ujërat, kullotën ku donte t’i shpinte delet e veta. 
Edhe pse sëmundja pikës së pari gllabëroj disa nga shqisat e kryesore të tuat, prapëseprapë, ajo gjendje pezulli, në vend që të na dëshpëronte, na përforconte. Sepse e kishim atë ndjesi të fortë se edhe pse i pafuqishëm fizikisht, kishe fuqi të mëdha shpirtërore, apo sikurse vet ti i je shprehur një murgeshe në një prej ditëve të tua të dhimbjes: “Edhe trëndafili për të treguar bukurinë e tij pengohet nga gjembat”. Ky parfum rrezatoi përgjatë 23 netëve poshtë dritares tënde, përballë trupores së Zojës së Lurdit – që aq shumë i devotshëm ishe. E vazhdove apostullimin tënd të bashkimit të grigjës, barinj dhe besimtarë, të vendit apo edhe të dioqezave të tjera.

E tani, në mbarim, në emrin e secilit nga ju dëshiroj publikisht të shprehë ndjenjat e përzemërta të falënderimit për disa persona apo realitete. 
1. Së pari një falënderim për Atin e Shenjtë, Papë Françeskun për kujdesin e tij te ngrohtë e atëror qe me shume pranim e dëftoi ndaj monsinjorit. 
2. Nunin Apostolik, Sh. T. Imzot Moliner Ingles pse na qëndroj pranë nesh duke bashkëndarë me ne shpresën dhe dhimbjen. Për asnjë çast s’na mungoi nxitja, prania dhe këshilla e tij, ndërsa bariu ynë dergjej në shtratin e dhimbjes.
3. Falënderimet janë edhe për Konferencën Ipeshkëvore të Shqipërisë, për praninë e tyre në vuajtje me bashkëvëllain e tyre. 
4. Shkelqesin e Tij, mikun dhe shokun e fëmijërisë, bashkëvëllain në meshtari dhe episkopat Imzot Dod Gjergjin, pse deri në fund i qëndroi pranë.
5. Dom Markun që në ditët e para të semundjes sate të qendronte gjithmonë afër si i birë i dashur dhe besnik në çdo moment deri në fund të fundit.
6. Për ekipin e mjekëve të Repartit të Neurologjisë së Spitalit në Gemelli Romë
7. Për gatishmërinë e pakursyer të Bashkësisë “Shën Egidio” me në krye udhëheqësin e saj shpirtëror, Presidentin e Këshillit Papnor për Familjen, dhe këtu të pranishëm, Shkelqesin Tij. Imzot Vincenzo Paglia.
8. Provincën e Motrave “Mësueset Venerini” në Romë, më në krye Provincialen Motër Enrikën, pse për shumë ditë shtëpia e tyre u shndërrua në shtëpi kure, mikpritje familjare dhe vëllazërore.
9. Shtëpinë e Kurës të Etërve Orioninë në Romë, që s’kursyen asgjë prej bujarisë së madhe të tyre.
10. Shoqatën “Malteser” në Shqipëri, me drejtues doktor Maranaj, që së bashku me punën e palodhur të tyre i kujdesuan për anën mjekësore. Shërbesa e përkushtuar e imzot Lucjanit si President i kësaj shoqate shihet. Sot gjate meshës na nderon me praninë e tij Udhëheqësi kryesor i ardhur enkas nga Gjermania. 
11. Falënderojm edhe Motrat Vincenciane dhe Françeskane të Zojës së Papërlyer që me aq duresë, përkushti, profesionalizëm dhe shërbim u vunë në gatishmëri.
12. Falënderimet janë edhe për familjarët e ipeshkvit, që edhe një herë tjetër me dinjitet dëshmuan fenë e tyre, duke jetuar me ne çdo moment të dhimbjes së tij. Humbët një vëlla, por fituar shumë të tjerë. 
13. Falënderoj bamirësit e dioqezës, individ dhe institucione, që na u gjetën pranë, me ndihma konkrete, për të përballuar këto momente të vështira.
14. Falënderimet i kemi edhe për Popullin besimtar të Dioqezës, që përmes “armës” më të madhe që si të tillë dispononim “LUTJA” pa pra e pa reshtur u bënë lutje erëmirë që naltohej tek Ati qiellor. 
15. Ka shume miq e dashamire qe ne forma te ndryshme kane shprehur ngushëllimet e tyre. Këto telegrame s’mund t’i lexojmë, për efekt kohe, por mjafton t’i përmendim: Bashkësia e San Egidio; .........

16. Më lejoni që në fund t’i përmbyll falënderimet duke u qenë shumë mirënjohës meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltareve të dioqezës së Sapës jeni të gjithë të mrekullushem. Ashtu të mësuar për të qenë të bashkuar, le të vazhdojmë me të njëjtën frymë që na frymëzoi ipeshkvi ynë sa ishte gjallë. Edhe pse pa bari, do dimë të përshkojmë rrugën me të njëjtën shpirt bashkimi dhe vëllazërimi si dhe do pranojmë këdo që Shpirti Shenjtë, përmes Kishës Nënë, do zgjedhë si Bari për dioqezën tone. Mons kerkojme te falur nese ndonje here ta kemi prishur ose ste kemi degjuar, por lutu shume per ne dhe per kishen ne Shiperi.

17. Monsinjor te falenderoj qe ne vitin 1997 gjate trazirave ne Shkoder se bashku edhe me besimet e tjera ti ishe ambasador i paqes, dhe tash e tutje do jesh pellumb i paqes qe fluturon lart dhe sjell paqe ne Shiperi dhe ne boten mbare.

18. Na ke lënë nje amanet që ne fillimin e vitit te meshires per dioqezen tone te Sapes, Pajtohuni me Hyjin dhe me njeri tjetrin, nje shprehje qe eshte e vendosur ne katedrale. Dioqes e Sapes realizoje kete amanen te bariut tone.

19. Te gjithe ju, me emer e pa emer, qe me menyra te shumta na u gjetet prane dhe e bëtë te mundshme realizimin e këtij kremtimi. Zoti i meshirshem ua shperblefte me të mira! Faleminderit

25.05.2016 Vau Dejes Dioqeza e Sapes








All the contents on this site are copyrighted ©.