2016-05-24 12:48:00

Vatikan: 22-26 gusht 2018 takimi botëror i familjeve në Dublin


Takimi i ardhshëm botëror i familjeve do të mbahet në Dublin, nga data 22 deri më 28 gusht të vitit 2018, e do të ketë për temë “Ungjilli i familjes, gëzim për botën”. Kështu tha imzot Vinçenzo Paglia, president i Këshillit Papnor për Familjen, gjatë një konference shtypi me rastin e paraqitjes së kësaj ngjarje, në sallën e shtypit të Vatikanit, ku ishte i pranishëm edhe kryeipeshkvi i Dublinit, imzot Diarmuid Maryin, e zëdhënësi i Papës, atë Federiko Lombardi.

“Po nisemi me kohë  - komentoi atë Lombardi – e kjo do të thotë se duhet të bëjmë një parapërgatitje të shkëlqyeshme, duke u nisur me thellimin e punës përgatitore, e me tërheqjen e përhershëm të vëmendjes së Kishës dhe të opinionin publik mbi temën e familjes”.

Po kujtojmë se Takimi IX Botëror i Familjeve që do të mbahet në Dublin më 2018, është mbledhja e parë e madhe e familjeve të mbarë botës pas Sinodit të ipeshkvijve, pas të cilit Papa Françeska shpalli Nxitjen Apostolike “Amoris laetitia, dokum ky që është një “magna charta” e tërë Takimit të ardhshëm të familjeve, si gjatë përgatitjes e po kështu edhe për kremtimin e zhvillimin e tij. Në këtë moment të rëndësishëm për jetën e Kishës, Takimi IX Botëror i Familjeve kthehen në Evropë. Të kremtosh familjen – në një kontinent si Evropa, ku ajo vuan në një mënyrë tejet të veçantë – është një rast i jashtëzakonshëm për të zbuluar edh ripohuar vlerën e bukurinë e vatrës familjare në realitetin e indit civil, shoqëror, fetar, politik e ekonomik.

Kishat e krishtera, religjionet e mëdha botërore, shoqëria politike e civile, mund të rigjejnë në “shpirtin familjar” ato vlera që janë jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme për të gjitha realitetet fetare e civile kudo në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.