2016-05-24 12:04:00

Funerali i Imzot Lucjan Avgustinit të mërkurën në Vaun e Dejës


Funerali i Imzot Lucjan Avgustinit, të mërkurën, në Vaun e Dejës. Nesër, më 25 maj, në ora 10.00 në Kishën Katedrale “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës do të kremtohet Mesha e dritës dhe ritet e salikimit për ipeshkvin e Sapës, imzot Lucjan Avgustinin, i cili ndërroi jetë të dielën e kaluar pasdite, pas një sëmundjeje të rëndë. 

Mesha, që do të bashkëkremtohet  nga ipeshkvijtë, meshtarët dhe rregulltarët nga të gjitha trevat shqiptare, do të kryesohet nga kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit e kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, ndërsa homelia do të mbahet nga ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, mik i ngushtë i të ndjerit imzot Lucjani.

Pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme besimtarësh e qytetarësh nga të gjitha trevat, njerëz që e kanë njohur, respektuar, dashur dhe vlerësuar imzot Lucjan Avgustinin dhe veprimtarinë e tij ungjillore e patriotike, për Kishën, për popullin e për vendin. Por, për homazhet e besimtarëve në nderim të imzot Lucian Avgustinit dhe për letrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të dëgjojmë informacionin e Violeta Marashit….

Në një intervistë për Radio Vatikanit, imzot Lucjan Avgustini foli për shenjtërimin e Nënë Terezës, shembullin e së cilës shqiptarët duhet ta ndjekin në jetën e përditshme. Ta dëgjojmë një fragment nga intervista e 7 marsit 2016....

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.