2016-05-23 16:13:00

Porosia e fundit e Imzot Lucjan Avgustinit


Intervista e fundit e imzot Lucjan Avgustinit për mediat ishte, ajo që dha për programin shqip të Radio Vatikanit, më 7 prill 2016, mbi Vitin Jubilar të Mëshirës Hyjnore. Fjalët e Imzot Lucjanit janë si një testament i tij shpirtëror, një dëshmi feje e dashurie për dioqezën e Sapës, të cilën e deshi dhe i shërbeu deri në çastin e mbramë, për të varfëritë e të mënjanuarit, që i kishte përzemër, për Kishën katolike në Shqipëri e atë ndër shqiptarë.

Qe një bari që punoi për shërbimin e plagëve shoqërore, që e luftoi varfërinë e popullit, afroi dhe mbështeti të rinjtë, u kujdes për të moshuarit e të nëpërkëmburit, tek të cilët prekte plagët e Shëlbuesit të njerëzimit, Jezu Krishtit Zot.

Po Imzot Lucjan Avgustini qe edhe një protagonist i dialogut dhe bashkëjetesës vëllazërore mes komuniteteve fetare në Shqipëri, bashkëbisedues i sinqertë për institucionet civile të vendit. Jetoi e punoi për të mirën e popullit dhe të vendit. Po ju propozojmë fjalët e imzot Lucjan Avgustinit. mbi Mëshirën e Zotin e dashurinë vëllazërore...








All the contents on this site are copyrighted ©.