2016-05-23 15:07:00

Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, kaloi në amshim.


Dioqeza e Sapës e Kisha katolike në Shqipëri, në zi për humbjen e bariut të veçantë imzot Lucjan Avgustinit, i cili dje pasdite ndërroi jetë në Vau-Dejës, pas një sëmundje të rëndë. Kështu njoftoi  dioqeza e Sapës, përmes një komunikate, lajmin e hidhur për kalimin në amshim të bariut të mirë të dioqezës, Imzot Lucjan Avgustini. Po për më tepër jemi në lidhje telefonike me Violeta Marashin nga Kuria ipeshkvnore e dioqezës së Sapës në Vaun e Dejës, ta dëgjojmë..

Komunikata e plotë:

Ipeshkvia e Sapës, me shumë dhimbje njofton se në orën 15:15 të datës 22.05.2016 në të kremten e Trinisë Shenjte, në Selinë e Ipeshkvisë, i rrethuar nga kleri i Tij i dashur dhe gjithë familjarët e tij ka kaluar në shtëpinë e Atit, bariu i saj Imzot Lucjan Avgustini.

Tingujt e Kambanave të Kishave në mbarë Dioqezën, u kanë lajmëruar besimtarëve kalimin në Amshim të Ipeshkvit të tyre. 

Trupi do të vendoset në Kishën Katedrale Nënë Tereza në Vau-Dejës, që sonte në orën 20.00, ku do të lutemi për shpirtin e tij dhe do të bëhen homazhet. 

Të mërkurën me datë 25 maj 2016, në orën 10.00 do të kremtohet Mesha e Salikimit dhe pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e katedrales.

Pushoftë në Paqe!








All the contents on this site are copyrighted ©.