2016-05-20 14:52:00

Kardinali Bagnasco: 200 milion të krishterë persekutohen në botë


Mase 200 milion të krishterë persekutohen në botë. Këtë e vuri në pah kardinali Bagnasco gjatë Asamblesë së 69-të të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Italisë, mbajtur këtë javë. “Tashmë numërohet mase 200 milion të krishterë që janë të persekutuar në planet”, para syve indiferent të botës: në emër të Kishës, kardinali Angelo Bagnasco, president i Cei, ka denoncuar “dhunën barbare të çdo persekutimit”.

Në qendër të relacionit të presidentit të ipeshkvijve italianë, edhe drama e emigrantëve, ripërtëritja e klerit katolik, ripropozimi i baritorisë familjare, do të thotë kujdesi i Kishës për familjen, në dritën e Nxitjes Apostolike pas-sinodale të Papës Françesku për dashurinë në familje “Amoris laetitia”.








All the contents on this site are copyrighted ©.