2016-05-19 14:30:00

Imzot Gallagher anulon udhëtimin në Venezuelë


“Për motive që nuk varën nga Selia e Shenjtë”, imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, “ u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Venezuelë” që ishte në program nga data 24 deri më 29 maj. Kështu pohon një deklaratë e nunciaturës apostolike në Venezuelë, nga e cila dioqeza e San Cristòbal bëri të ditur lajmin.

Imzot Gallagher pritej në San Cristòbal për shugurimin ipeshkëvnor të imzot Francisco Escalante, meshtar venezuelan i kësaj dioqeze, emëruar nga Papa nunc i ri në Republikën e Kongos. Në ceremoni do të jetë i pranishëm nunci apostolik në Venezuelë, imzot Aldo Giordano. “Shugurimi – lexohet në deklaratë – do të mbahet në Seminarin dioqezan të San Crisòbal, të shtunën e ardhshme më 28 maj në ora 10.00. Pritet pjesëmarrja e ipeshkvijve të ndryshëm dhe të një numri të madh meshtarësh e besimtarësh laikë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.