2016-05-19 16:29:00

Atë Lombardi: të hënën takimi i Papës me imamin e Al-Azhar-it


Është në fazën e përgatitjes për të hënën e ardhshme një audiencë e Papës me Imamin e Madh të al-Azhar, Ahmed al Tayyeb, universitetit egjiptian që konsiderohet si institucioni më me autoritet teologjiko-akademik i islamit sunit. Kështu pohon drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Për momentin, vijon atë Lombardi, nuk ka detaje rreth takimit ndërmjet Papa Françeskut e Imamit të Madh Ahmed dal Tayyeb.
Në shkurtin e kaluar, mons. Miguel Angel Ayuso Guixot, sekretar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, shoqëruar nga nunci apostolik në Egjipt, imzot Bruno Musarò, pati bërë një vizitë në al-Azhar. Me atë rast, mons. Ayuso dorëzoi një letër të kardinalit Jaen-Luois Tauran, president i dikasterit për Dialogun Ndërfetar, në të cilën kardinali shprehte gatishmërinë e tij për të pritur Imamin e Madh e për ta shoqëruar zyrtarisht në audiencë te Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.