2016-05-18 12:04:00

Wojtyla: Papa Françesku kujton përvjetorin e lindjes së Gjon Palit II


Papa Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kujtoi se dita e sotme lidhën me një përvjetor të veçantë, 96 vjetorin e lindjes së Karol Wojtylës. Papa polak lindi më 18 maj 1920.

Po kujtojmë se para dy vjetësh Papa Bergoglio e shpalli shenjtë Gjon Palin II, e në emër të tij është “bashkuar shpirtërisht me presidentin e Republikës së Polonisë, me luftëtarët dhe pjesëmarrësit në Meshën e Shenjtë, kremtuar në varrezën polake në Montecassino në Itali, në përkujtim të atyre që kanë humbur jetën, si dhe të atyre që janë mbledhur në Torun për shugurimin e Shenjtërores kushtuar të së Lumes Virgjrës Mari Ylli i Ungjillëzimit të Ri dhe të Shën Gjon Palit II”. “Uroj që këto ngjarje të jenë – tha Papa Françesku duke iu drejtuar shtegtarëve polakë – një thirrje për t’u lutur për paqen, për Kishën në Poloni e për prosperitetin e Atdheut tuaj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.