2016-05-18 16:05:00

Nato: nesër nënshkruhet protokolli i anëtarësimit të Malit të Zi


Kryeministri i Malit të Zi do të nënshkruajë nesër në Bruksel, në selinë e shtabit të përgjithshëm të NATO-s, Protokollin për hyrjen në Paktin e Atlantikut. Është “ditë historike” për vendin ballkanik e njëkohësisht, edhe hapi i fundit formal para anëtarësimit të plotë në NATO. Siç saktëson sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, Mali i Zi “do të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës pas ratifikimit nga ana e 28 vendeve të tjera”.

         Ndërkaq, Moska e kërcënon Podgoricën me sanksione. “Çdo sanksion nga ana e Rusisë do të ishte absolutisht i pajustifikueshëm” pohon Stoltenberg, pasi çdo vend ka të drejtë të zgjedhë aleancat e veta e ky është parim themelor i demokracisë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.