2016-05-18 16:38:00

Iran: Khamenei, sauditët “tradhtarë të Islamit”


“Disa qeveri islamike po e tradhtojnë Bashkësinë (Ummah) myslimane dhe popujt e saj, duke i hapur udhën ndikimit të Satanait të Madh amerikan”: kështu tha sot Udhëheqësi suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, gjatë një konkursi ndërkombëtar për Kuranin në Teheran.

“Qafirët (siç i quajnë iranianët terroristët e Isisit) dhe vahabitët (myslimanë fundamentalistë sauditë) mbështesin objektivat e armikut, duke vendosur një mbretëri terrori në Lindjen e Mesme e duke bërë të harrohet çështja palestineze”. Isis dhe terroristët e tjerë – ngriti zërin Khamenei – “ndjekin një ideologji të rrënjosur në vahabizmin e predikuar nga hoxhallarët sauditë e mbështetur nga qeveritarët e tyre”.








All the contents on this site are copyrighted ©.