2016-05-18 13:40:00

Human Rights Watch: së paku 50 njerëzve u është prerë koha e janë kryqëzuar nga Isis në Sirte


Dramatik raporti i Ojq Human Rights Watch për Libinë. Milicët e Isis-it kanë vrarë gjatë vitit të fundit së paku 49 persona në qytetin e Sirte-s përmes torturave, ekzekutimeve e, deri edhe kryqëzimit. “Natyra dhe përmasa e ekzekutimeve – lexohet në dokument – na shtyjnë të flasim për krime kundër komunitetit”. Dëshmitarët flasin për “skena vërtetë të llahtarshme”. Teatër i krimeve të luftës është qyteti Sirte, kështjellë e të ashtuquajturit Shtetit islamik, ku vitin e fundit milicët kanë pushkatuar, prerë kokën dhe kryqëzuar së paku 49 persona, ndër ta janë opozitarë politikë dhe qytetarë të akuzuar për spiunazh.

Po ajo që më shumti të prek e bënë përshtypje në raportin ndërkombëtar, botuar nga Ojq Human Rights Watch, janë metodat e përdorura për ekzekutimin e banorëve, të atij qyteti që është vendlindja e Gheddafit, akuzuar nga ekzekutuesit për blasfemi, magji, spiunazh. Numrave dhe historive të tmerrshme u shtohet misteri akoma i pazgjidhur i fatit të njerëzve që janë rrëmbyer e kurrë më nuk janë gjetur. Nga dëshmitë e ndryshme del në pah se viktimat e torturave së pari merreshin nga shtëpitë derisa ishin në gjumë e pastaj transferoheshin nëpër burgje, një prej të cilëve ishte një shkollë.








All the contents on this site are copyrighted ©.