2016-05-18 15:30:00

Gjendet në Kongresin e SHBA-së letra e Kolombos


Letra në të cilën Kristofor Kolombo njofton për zbulimin e Botës së Re është rigjetur. Letra, datuar 1493 dhe vjedhur në një epokë të papërcaktuar mirë nga biblioteka Riccardiana e Firences, është gjetur nga karabinierët e sektorit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, falë bashkëpunimit me SHBA-në.

Letra e Kolombos gjendej në bibliotekën e Kongresit të Uashingtonit, që e kishte blerë nga një galeri arti me një çmim prej 400 dollarësh. Përkundrazi, sipas ekspertëve dokumenti vlen 1 milion. SHBA-të, të informuara nga Karabinierët e Trashëgimisë Kulturore të Italisë, ia kanë kthyer dokumentin Italisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.