2016-05-17 14:48:00

Turqi: shkatërrohen afresket e kishës së lashtë të Trabzonit, kthyer në xhami


Kisha e lashtë bizantine e shën Sofisë në Trabzon, kthyer në xhami në vitin 2013, dëmtohet rëndë nga punimet për shndërrimin e saj në vend kulti islamik. Lajmin e jep agjencia katolike Fides, e cila citon burime lokale. Ristrukturimi dhe përshtatja, fatkeqësisht, kanë sjellë edhe shkatërrimin e afreskeve dhe mbulimin e plotë të mozaikëve. Kisha, e ndërtuar në vitin 1250, ishte shndërruar në xhami për herë të parë, gjatë periudhës otomane, në shekullin XVI. Në vitin 1964, autoritetet turke e patën shpallur muze. Ndërkaq, në vitin 2013, në përkim me linjën e krerëve aktualë të politikës turke, ndërtesa historike u shndërrua sërish në xhami, pavarësisht nga thirrjet e Patriarkut ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu I, i cili pati vënë në dukje se s’ishte aspak e nevojshme të bëhej një shndërrim i tillë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.