2016-05-17 12:13:00

Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, Motër e njerëzve


Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, Motër e njerëzve
Mbretëreshë e Qiellit, ti u ngrite aq lart prej Hyjit sikur asnjë njeri tjetër, përpos Birit tënd Jezusit. Edhe pse e ngjitur në Qiell, ti mbete motër e njerëzve. Ti e di se çka na nevojitet, dhe i lutesh Jezusit për gjithçka që na mungon. Në çdo ngushticë mund të të drejtohemi përplot shpresë, se ti je zëdhënësja, ndërmjetësja dhe ndihmëtarja jonë. Pra, edhe klithim kah ti:
Ti e zgjedhura e Zotit, lutu për ne!
Ti e nderuara prej njerëzve,
Ti Motër e të gjithë atyre, që në Krishtin besojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që në Krishtin ndërtojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që fjalën tënde e ruajnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që Krishtin e humbin,
Ti Motër e të gjithë atyre, që Krishtin e kërkojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që Krishtin më nuk e kuptojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që sërish pas Krishtit shkojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që Krishtin e lusin,
Ti Motër e të gjithë atyre, që çka Krishti thotë veprojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që Hyjit të pashpjegueshëm i shërbejnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që pranë Kryqit rrinë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që vullnetit të Hyjit i çilen,
Ti Motër e të gjithë atyre, që kundër çdo shprese shpresojnë,
Ti Motër e të gjithë atyre, që me Krishtin vdesin,
Ti Motër e të gjithë atyre, që me Krishtin ngjallen.
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit,
Lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen

Nga Gatteslob ( Këngëtorja gjermane ), e cituar në literaturën e zgjedhur.








All the contents on this site are copyrighted ©.