2016-05-12 16:58:00

Mediat vatikanase: risi teknologjike në shërbim të fesë


Është risimi teknologjik, fusha në të cilën do të bashkëpunojnë Sekretaria për Komunikimin dhe HD Forum Italia (HDFI). Për ta shpjeguar këtë marrëveshje, sot paradite u mbajt, në Vatikan, një konferencë shtypi, në të cilën morën pjesë, ndërmjet tjerësh, prefekti i Sekretarisë vatikanase për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò; drejtori i Qendrës Televizive të Vatikanit, Stefano D’Agostini si dhe presidenti i HD Forum Italia, Benito Manlio Mari.

Standartet teknologjike inovative, ndërmjet të cilave, formatet në Ultra HD-HDR, janë mjete të domosdoshme për të prodhuar audiovizivë cilësorë, me pasuri më të madhe hollësirash e ngjyrash, por njëkohësiht, edhe hapa vendimtare për ta shoqëruar reformën e mjeteve vatikanase të komunikimit. Në kuadrin e kësaj reforme – kujtoi imzot Viganò – përkimi  teknologjik merr vlerë strategjike.

Komunikim e teknologji

Janë të ndryshme nismat, që burojnë nga ky takim i Sekretarisë së Komunikimit e HD Forum Italia, shoqatë, që synon të nxisë përdorimin e teknologjive të reja audiovizive: më 6 e 7 tetorin e ardhshëm, posaçërisht, parashikohet konferenca vjetore e HD Forum Italia, pranë Media Center Shën Piu X. Takimi, në të cilin do të marrin pjesë përsonalitete të njohura të bashkësisë tekonologjike botërore, titullohet: “Në kalim: komunikime e teknologji përtej kufijve”.

Filmato in ultra HD-HDR: hapja e Portës Shenjte

Për të dëshmuar sesa rrugëzgjidhjet tekniko-shkencore janë në gjendje të përmirësojnë përvojën e vizionit, gjatë konferencës së shtypit, mbajtur në Filmotekën vatikanase, u paraqit reportazhi “Behind-the-scenes” (Mbrapa kuintave), promovuar nga Sekretaria për Komunikimin dhe HD Forum Italia, e prodhuar nga Qendra Televizive e Vatikanit. Filmimi, i xhiruar me standard të Ultra HD-HDR, tregon figura me një cilësi shumë të lartë teknike të ceremonisë së hapjes, më 8 dhjetorin e kaluar, të Portës Shenjte në Vatikan.

Rruga sapo është hapur. Vijimi do të sjellë rezultate edhe më të larta për të gjitha mjetet e komunikimit të  Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.