2016-05-12 12:42:00

Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Fotografia aktuale në vend dhe thesari Nënë Terezës e Martirëve


Konferenca Ipeshkëvnore e Shqipërisë, është mbledhur në Asamblenë e saj të zakonshme, më 10 e 11 maj 2016 në Tiranë. Gjatë kësaj Asambleje janë trajtuar argumente të ndryshme, janë përmendur ngjarje të dhimbshme e të hareshme që ka pasur e vazhdon t’i ketë Kisha katolike në Shqipëri. Pra, nga humbja e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirditës, në dhjetorin e kaluar, te sëmundja e papritur e rëndës e ipeshkvit të Sapës imzot Lucjan Avgustini, e deri te ngjarjet historike e tejet të rëndësishme si Kanonizimi i Nënë Terezës, më 4 shtator të ardhshëm, e Lumturimi i 28 martirëve të periudhës së diktaturës komuniste.

Ipeshkvijtë e Shqipërisë, gjatë asamblesë së tyre të majit, biseduan edhe mbi realitetin e sotëm shoqëror në vend dhe mbi disa çështje siç reforma e drejtësisë, futja e lëndës së fesë në sistemin shkollor e tjera. Më tepër mbi Asamblenë e Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, mbajtur më 10 e 11 maj 2016, në mikrofonin tonë të dëgjojmë të ngarkuarin për informacion nga Ipeshkëvijtë e Shqipërisë, dom Gjergj Metën...








All the contents on this site are copyrighted ©.