2016-05-10 15:52:00

Dom Rrok Gjonlleshaj përshëndetet me komunitetin kishtar të Prishtinës


Të dielën e kaluar, me Meshën në solemnitetin e të Shëlbuemit, dom Rrok Gjonlleshaj, emëruar nga Papa kryeipeshkëv i ri i kryedioqezës së Tivarit, në Mal të Zi, u përshëndes me besimtarët e komunitetit katolik të Prishtinës, ku ishte në shërbim deri në misionin e ri që iu besua nga Selia e Shenjtë.

Meshën, kremtuar në Kishën Katedrale “Nënë Tereza” në Prishtinë e kryesoi ipeshkvi i vendit imzot Dodë Gjergji, në bashkremtim me dom Rrok Gjonlleshaj dhe me zëvendësin e tij, famullitarin e ri dom Fatmir Koliqi. Po kujtojmë se shugurimi ipeshkëvnor i kryedipeshkvit të ri të Tivarit, imzot Rrok Gjonleshajt do të bëhet të shtunën e ardhshme, në ora 11.00 në Kishën Katedrale në Prishtinë. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....








All the contents on this site are copyrighted ©.