2016-05-09 16:18:00

Vritet në Pakistan mbrojtësi i pakicave të krishtera


Një gazetar pakistanez i famshëm dhe aktivist i të drejtave njerëzore, Khurruam Zaki, është vra në Karaçi. Si mysliman, mbronte të drejtat e pakicës së krishterë në vend e jo vetëm. U goditë me armë zjarri, ndërsa po hante darkë në një restorant në veri të qytetit Karaçi, nga disa njerëz të armatosur që kaluan aty pranë me një motoçikletë.

Zaki ishte drejtor i faqes së internetit “Let as Build Pakistan” (Na leni të ndërtojmë Pakistanin”), që dënonte sektarizmin e promovonte demokracinë dhe vlerat progresiste në vend. Zëdhënësi i një grupi që është ndarë nga talebanët pakistanezë ka marrë përsipër sulmin, duke pohuar se Zaki është vrarë për shkak të fushatës së tij të kohëve të fundit kundër një imami të Xhamisë së Kuqe të Islamabadit. Zaki, së bashku me aktivistë të tjerë, patën prezantuar denoncimin kundër Abdul Aziz për nxitje të urrejtjes e të dhunës kundër pakicave shiite.

Ekziston një fotografi që e paraqet Zakin me kryq gjatë një manifestimi publik në mbrojtje të të drejtave të të krishterëve. Zaki ishte radhitur në mbrojtje të pakicës shiite në një vend me shumicë sunite, por i mbronte edhe të drejtat e pakicës së krishterë. Po kujtojmë se gjithnjë në Pakistan, më 2011 qe vrarë një personalitet tjetër, Shahbaz Bhatti, ministër i krishterë për pakicat në vend, ku nuk mund të ngritët zëri, në mbrojtje të njerëzve që pësojnë diskriminime, kundër sulmeve ndaj kishave, xhamive e njerëzve që nuk janë sunitë.








All the contents on this site are copyrighted ©.