2016-05-05 10:28:00

Më 5 maj kalendari kishtar përkujton shën Irenën, (Irinën), virgjër e martire


Më 5 maj kalendari kishtar përkujton shën Irenën, (Irinën), virgjër e martire nga Lecce

Irena, me prejardhje nga qyteti i Lecce-s, bijë e Liqinit, perandor i ardhshëm e ortak dhe mbështetës i Konstantinit të madh, së bashku me të cilin pastaj nënshkroi ediktin e tolerancës fetare për të krishterët. Irena u njoh me doktrinën e krishterë nga Shën Timoteu, dishepull i Shën Palit, i cili edhe e pagëzoi në fenë e krishterë. Kështu, Irena u largua nga idhujt që babai saj i pati dhënë për t’i adhuruar. Guvernatori Ampelio tentoi ta bindte të hiqte dorë nga feja e krishterë, e duke hasur në kundërshtimin dhe refuzimin e saj, u tërbua nga ky qëndrim i Irenës, e kështu urdhëroi të torturohej dhe t’i pritej koka. Vdiq në shekullin IV si martire e fesë së krishterë, sipas të gjitha gjasave gjatë persekutimeve të Dioklecianit. Për jetën e shën Irenës njofton vepra e lashtë ‘Jeta e shkurtër e Menologut të Basilit të II e shekullit X.

Irena nderohet në një mënyrë të veçantë në qytetin italian Lecce, ku për nder të saj, në qendër të qytetit, është ndërtuar një Kishë madhështore nga arkitekti leccezë Giuseppe Cino ndërmjet mbarimit të ‘600-së e fillimit të ‘700-së. Në shekullin V në Kostandinopojë ekzistonin dy Kisha kushtuar Shën Irenës, të cilat shpesh herë janë restauruar e rindërtuar, e aktualisht ekziston vetëm njëra.

Ermi Irena vjen nga greqishtja Eiréne e do të thotë Paqe, e vërtetë hyjnesha e paqes, në mitologjinë greke, quhej pikërisht Irene. Emri pastaj adaptohen nga latinishtja perandorake me domethënien e urimit dhe më vonë nga të krishterët me emrin e bartës së paqes në mesin e të gjithë vëllezërve në Krishtin e sidomos  bartëse e Paqes qiellore.








All the contents on this site are copyrighted ©.