2016-05-02 13:53:00

Papa: falënderon institutin Cervantes për dhuratën e Don Chisciottit


Papa Françesku mori dhuratë dy vëllimet e veprës “Don Chisciotte” botuar nga instituti spanjoll Cervantes. Dhurata mbërrini në Vatikan me rastin e katërqind vjetorit të vdekjes së autorit Miguel de Cervantes, nga i cili merr emrin edhe instituti prestigjioz kulturor spanjoll i pranishëm në vendet më të mëdha të botës. Vepra i është dorëzuar Papës nga drejtori i institutit, Victor Garcia de la Conche dhe nga drejtori i Real Academia Espanola, Dario Villanueva, shoqëruar nga akademiku Francisco Rico, e nga ambasadori i Spanjës pranë Selisë së Shenjtë, Eduardo Guiterrez Saenz de Buruaga.








All the contents on this site are copyrighted ©.