2016-05-01 15:27:00

Jubileu ushtarak. Kardinali Parolin: të mbrohet e të përkrahet paqja


“Të edukojnë me kulturën e paqes, të harmonisë, të solidaritetit, të dashurisë”. Ky, misioni i ushtarakëve dhe i Forcave të Policisë, pohoi kardinali Pietro Parolin, duke kryesuar, sot paradite, në Bazilikën e  Vatikanit, Meshën e përfundimit të Jubileut, që u kushtohej, para se të merrnin pjesë në  kremtimin e lutjes së Mbretëreshës Qiellore të Papës, në Sheshin e Shën Pjetrit. Paqen - nënvizoi Hirësia e Tij pas përshëndetjes së kryeipeshkvit  ushtarak për Italinë, Santo Marcianò – e dëshirojnë të gjitha zemrat njerëzore. Ju - u tha ushtarakëve të pranishëm - keni meritën të merrni pjesë drejtpërdrejt në krijimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e paqes në një mori zonash të botës dhe jeni plotësisht të vetëdijshëm për pengesat, që i kundërvihen nga egoizmi e nga dhuna. Duke u lutur për të gjithë  të angazhuarit në misione, që mbrojnë drejtësinë dhe u rikthejnë njerëzve paqen, kardinali Parolin uroi që çdo njeri vullnetmirë ta dëshirojë  paqen e të angazhohet për të, në një botë si kjo në të cilën jetojmë, të tronditur thellë nga luftërat që – përfundoi - shkaktojnë vuajtje, shkatërrime e mjerim, shoqëruar edhe me shtimin e vazhdueshëm të viktimave, të refugjatëve e të varfërisë materiale e shpirtërore. 








All the contents on this site are copyrighted ©.