2016-04-28 10:00:00

Papa kryeson Mbrëmësoren me ekspozimin e relikeve të Zojës së Lotëve


“Të terë fytyrat e njomura prej lotësh, që burojnë nga vuajtja fizike ose shpirtërore, duke sjellë ngushëllim e shpresë”: ky, qëllimi i Mbrëmësores së lutjes “për tharjen e lotëve”, që do të kryesohet nga Papa Françesku, më 5 majin e ardhshëm, në orën 18.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ngushëllimi i të vuajturve, një nga shtatë veprat e mëshirës shpirtërore, është zemra e kësaj ngjarjeje jubilare. E u përket të gjithëve. Por, në mënyrë të posaçme, atyre, që e ndjejnë në thellësi të zemrave nevojën për një fjalë të mirë. Fjalë, që jep forcë, shpresë, ngushëllim.

Me rastin e Mbrëmësores, do të ekspozohen, për t’u nderuar nga besimtarët, në Bazilikën e Shën Pjetrit, reliket e Zojës së Lotëve të Sirakuzës, lidhur me fenomenin e ndodhur më 29 gusht dhe më 1 shtator të vitit 1953, kur një basoreliev allçie, me Zemrën e Papërlyer të Zojës, në shtëpinë e një çifti të ri, Angelo Iannuso e Antonina Giusto, nisi të qajë me lot njerëzorë. Relikuari përmban një pjesë të lotëve, që gurruan mrekullisht nga sytë e Zojës, në figure.








All the contents on this site are copyrighted ©.