2016-04-28 11:23:00

Më 28 prill kalendari përkujton Shën Pjetrin Chanel e Shën Luigjin Maria Grinjoni da Monfort


Më 28 prill kalendari përkujton Shën Pjetrin Chanel e Shën Luigjin Maria Grinjoni da Monfort.

Shën Pjetrin Chanel, meshtar dhe martir, pati lindur në Francë në Cuen, më 12 korrik 1803. Hyri që i ri në seminar dhe shumë shpejt u shugurua meshtar. Deshi të shkonte menjëherë në mision por nuk mundi ta realizonte dëshirën, sepse ipeshkvi i tij kishte nevojë për meshtarë. Më pas u lidh me meshtarë maristë, të cilët realizonin mesazhin misionar ndër famullitë ku punonin. Sapo iu krijuan mundësitë u nis menjëherë për në Oceani ku nisi të përhapë Fjalën e Zotit. Kur kishte arritur ta ungjillëzonte thuajse të gjithë ishullin e vogël të Autunës, pleqtë fanatikë e martirizuan. Njihet si pajtor i Oqeanisë. 

Gjithnjë sot, Kisha katolike përkujton edhe Shën Luigj Maria Grinjonin da Monfort, meshtar. I lindur në Francë në vitin 1673, Luigji Maria përshkoi zonat perëndimore të Atdheut duke predikuar diturinë e amshuar, Krishtin e mishëruar e të kryqëzuar dhe duke i mësuar njerëzit të arrijnë tek Jezusi me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar. Themeloi Misionarët e Shoqërisë së Marisë duke shkruar edhe rregullin përkatës. Vdiq në St Laurent-sur-Sevre më 28 prill 1716. U shpall shenjt nga Piu XII më 20 korrik 1947.








All the contents on this site are copyrighted ©.