2016-04-26 13:05:00

Papa emëron kryeipeshkvin e ri të Havanës: në pension kard. Ortega


Papa Françesku pranoi tërheqjen nga administrimi baritor i kryedioqezës kubane të San Cristòbal de La Habana, paraqitur nga kardinali Jaime Lucas Ortega y Alamino, për shkak të moshës. Në vend të tij, shkon në krye të grigjës katolike, imzot Juan de la Caridad Garcìa Rodrìguez, deri tani, kryeipeshkëv i doqezës kubane të Camagüey-t.

         Kardinali Ortega del në pension pas 35 vjetësh. Do të mbushë 80 vjeç më 16 tetorin e këtij viti, pra, ka mbetur në detyrë edhe për pesë vjet të tjera përtej moshës së zakonshme për pension. Ka qenë protagonist i vërtetë i historisë së Kishës në Kubë. Priti tre papë: Gjon Palin II, Benediktin XVI dhe Françeskun. Jetoi vite të vështira. Si meshtar, u internua me punë të detyruar në vitin 1966, por nuk hoqi dorë kurrë nga dialogu, duke dhënë kontributin e tij të çmuar për rilidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kubës e SHBA-ve. Promovoi impenjimin e laikëve në Kishë, krijoi famulli të reja, rindërtoi mëse 40 kisha, themeloi Karitasin kuban dhe punoi për thirrjet në meshtari. Buletini mujor i kryeipeshkvisë, “Aquì la Iglesia”, i botuar prej tij, ka qenë një nga të parat e të paktat fletëpalosje katolike të epokës kastriste. 








All the contents on this site are copyrighted ©.