2016-04-22 16:26:00

Ukraina, emergjenca humanitare: lëmoshët e 24 prillit


Në përfundim të audiencës së përgjithshme të mërkurës Papa bëri thirrje për Ukrainën.  “Popullsia e Ukrainës - pohoi- vuan prej kohe si pasojë e një konflikti  të armatosur, të harruar nga shumëkush”. E më pas kujtoi ftesën drejtuar Kishës në Evropë për ta mbështetur nismën e tij duke dhënë ndihmesën në këtë emergjencë humanitare. 

E sot, të gjitha Kishat e Evropës, të mëdha e të vogla, iu përgjigjen thirrjes së Françeskut duke mbledhur ndihma për Ukrainën. Janë ndihma për  njërën nga Kishat, që sot kalon kohë të vështira. E Kisha Universale nuk i harron kurrë gjymtyrët e saj të ligshta, Kishat motra, sidomos motrat e vogla, që vuajnë.

Ndihmat, që Papa ftoi të mblidhen, do të shpërndahen kryesisht përmes bashkësive rregulltare. Do të ndihmohen të gjithë njerëzit, që kanë nevojë, pa asnjë dallim fetar. Prej këndej, duhet  koordinuar shpërndarja, e drejtuar nga krerët e konfesioneve të ndryshme fetare. Për mbledhjen e fondeve dhe mbarështimin e tyre, do të kujdeset Këshilli Papnor “Cor Unum”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.