2016-04-21 14:18:00

Urimi i Papës për Pashkët hebraike: të rritet gjithnjë më shumë miqësia


Papa Françesku i bëri “urimet më të ndjera” bashkësisë hebraike të Romës për festën e Pesach, që nis nesër mbrëma e vijon deri të shtunën, më 30 prill. Në një mesazh drejtuar Kryerabinit Di Segni, Papa kujton me mirënjohje takimin e 17 janarit të kaluar, kur u prit aq përzemërsisht në sinagogën e Romës.

Pashkët hebraike - nënvizon Françesku – kujtojnë se i Gjithëpushtetshmi e çliroi popullin e vet nga skllavëria dhe i priu drejt Tokës së Premtuar. Ai ju shoqëroftë edhe sot me bekime të begata, e mbrojtët Bashkësinë tuaj e, me mëshirën e Tij, i dhëntë secilit paqe”.

“Ju kërkoj të luteni për mua  - përfundon Papa -  ndërsa ju siguroj lutjen time për ju: i Tejetlarti na dhëntë hirin ta forcojmë gjithnjë më shumë miqësinë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.