2016-04-20 12:28:00

Ukraina, emergjenca humanitare: Papa kujton lëmoshët e 24 prillit


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa bëri thirrje për Ukrainën.

Ja fjalët e Françeskut:

“Popullsia e Ukrainës vuan prej kohe si pasojë e një konflikti  të armatosur, të harruar nga shumëkush. Siç e dini, e ftova Kishën në Evropë ta ndihmojë nismën e shpallur prej meje, për të dhënë ndihmesën në këtë emegjencë humanitare. I falënderoj që tani të gjithë ata, që do të kontribuojnë bujarisht për këtë nismë, të diel, më 24 prill”.

Duke përshëndetur shtegtarët e ardhur nga Ukraina e nga Bjellorusia me rastin e Konferencës ndërkombëtare në 30-vjetorin e tragjedisë së Çernobilit, Papa tha:

“Ndërsa përsërisim lutjen për viktimat e kësaj fatkeqësie, u shprehim mirënjohjen tonë atyre që ndihmuan dhe që morën pjesë në nismat për lehtësimin e vuajtjes e të dëmeve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.