2016-04-20 12:52:00

Françesku: pranë Ekuadorit, dëmtuar rëndë nga tërmeti. Më se 500 të vdekur


Në audiencën e përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët e gjuhës spanjolle, Papa u shprehu vëllezërve të Ekuadorit afërsinë, duke i siguruar se janë të pranishëm në lutjet e tij, në këtë çast dhimbjeje. Kujtojmë se brigjet veriore të Ekuadorit u goditën, të shtunën e kaluar, nga një tërmet i fuqishëm prej 7,8 ballësh të shkallës Richter, që deri tani ka shkaktuar 507 të vdekur, 4 mijë të plagosur e shumë dëme materiale. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, llogariten afërsisht 231 të humbur. Burime të tjera flasin për 1700 njerëz, që nuk dihet ku kanë përfunduar. Të shpërngulurit janë rreth 20.000 vetë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.