2016-04-17 10:46:00

Papa shuguron 11 meshtarë: të jini të mëshirshëm. Pa kryq nuk ka Krisht!


 Sot, e Diela IV e Pashkëve dhe Dita 53-të botërore e lutjes për thirrjet meshtarke e rregulltare. Duke nisur nga ora 09.15 Françesku kryesoi Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Gjatë bashkëkremtimit me kardinaj, ipeshkvij, eprorë seminaresh, famullitarë, shuguroi 11 diakonë. Nëntë u formuan në seminaret dioqezane; katër, në Kolegjin Dioqezan Misionar “Redemptoris Mater”; tre, në Seminarin e Madh Romak; një, në Kolegjin Kapranika e një tjetër, në Seminarin e Dashurisë Hyjnore. Dy të tjerë akoma, i përkasin Kongregatës së Rogacionistëve dhe Konfederatës së Oratorit të Shën Filip Nerit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.