2016-04-13 12:14:00

Papa Françesku: asnjë mëkatar nuk duhet përjashtuar


Në audiencën e sotme të përgjithshme, duke e marrë shtytjen nga thirrja e Mateut,  Papa kujtoi se ai ishte “publikan”, domethënë tagrambledhës për llogari të Perandorisë romake e, prej këndej, i shikuar si mëkatar publik. Por Jezusi e thërret që ta ndjekë e të bëhet dishepull i Tij. Mateu pranon  dhe e fton për drekë në shtëpinë e vet, së bashku me dishepujt. Është drekë shndërrimi e shëlbimi për atë, që deri para pak kohe shikohej si mëkatar i pandreqshëm. Na kujton, kështu, se pa një zemër të penduar, asnjë veprim fetar nuk mund të ketë fryt. Jezusi - kujtoi Papa Bergoglio - e përdor këtë shprehje profetike edhe për marrëdhëniet ndërmjet njerëzve: farizenjtë janë shumë fetarë formalisht, por nuk ulen në një tryezë me mëkatarë, duke mos pranuar se mëkatari mund të kthehet. Nuk ishin në gjendje ta vinin mëshirën e Zotit në vendin e parë. Ndonëse rojtarë të ligjit, me këtë sjellje tregonin se nuk e njihnin  zemrën e Zotit. Është njësoj - kujtoi Papa Françesku - si të marrësh një dhuratë e ti, në vend që të kërkosh dhuratën, rri e shikon vetëm kartën, me të cilën është mbështjellë, shikon vetëm pamjen e jashtme, e jo bërthamën e hirit, të dhuratës që të bëhet”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.