2016-04-13 12:39:00

Françesku: lutuni për shtegtimin tim në Lesbos ndërmjet refugjatëve


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa kujtoi se të shtunën e ardhshme do të shkojë në ishullin Lesbos, “ku muajt e fundit kanë kaluar shumë refugjatë”. I ftoi, më pas, besimtarët të luten për këtë mision. Ja edhe fjalët e Papës:

“Do të shkoj, së bashku me vëllezërit e mi, Patrikun e Kostandinopojës Bartolomeu dhe Kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqisë Hieronymos, për t’u shprehur afërsinë dhe solidaritetin refugjatëve, qytetarëve të Lesbos si dhe mbarë popullit grek, shumë bujar në mikpritje. Ju kërkoj, mundësisht, të më shoqëroni me uratë, duke u lutur që Shpirti Shenjt të më japë dritë e forcë e Virgjëra Mari të ndërmjetësojë amësisht  për misionin tim.








All the contents on this site are copyrighted ©.