2016-04-10 16:14:00

Papa do të presë, më 18 prill, Presidentin e ri të Afrikës Qendrore


Nunciatura apostolike e Bangui njofton se Papa Françesku e pranoi kërkesën e Presidentit të ri të Republikës Qendrafrikane, profesor Faustin-Archange Touadéra, për një vizitë mirësjelljeje, shprehje, në fillim të mandatit, e mirënjohjes së tij e të mbarë popullit qendrafrikan për vizitën baritore të Papës në vend, nëntorin e kaluar, si dhe frytet e saj pozitive. Është shtegtimi i parë ndërkombëtar i kreut të ri të Shtetit qendrafrikan, që nga zgjedhja e tij,  shkurtin e kaluar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.