2016-04-09 16:19:00

Françesku: në qershor në Armeni, në vjeshtë në Gjeorgji e Azerbajxhan


Duke pranuar ftesën e Shenjtërisë së tij, Karekin II, Kryepatriark e Catholicos i të gjithë armenëve, të autoriteteve civile dhe të Kishës Katolike, Papa Françesku do të jetë në Armeni më 24 deri më 26 qershor 2016. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Njëkohësisht, duke mirëpritur ftesat e Shenjtërisë e Fortlumturisë së Tij Ilia II, Catholicos dhe Patriark i gjithë Gjeorgjisë, si dhe të autoriteteve civile e fetare të Gjeorgjisë e të Azerbajxhanit, Ati i Shenjtë do ta përfundojë shtegtimin e tij apostolik në Kaukaz, duke vizituar këto dy vende, nga 30 shtatori, deri më 2 tetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.