2016-04-07 12:50:00

Françesku do të takohet me refugjatët në Lesbos, më 16 prill


Duke pranuar ftesën e Shenjtërisë së Tij Bartolomeu, Patrik Ekumenik i Kostandinopojës dhe të Presidentit të Republikës  së Greqisë, Shenjtëria e tij Françesku do të shkojë në Lesbos më 16 prill 2016.

Ati i Shenjtë, Shenjtëria e tij Bartolomeu dhe Fortlumturia e Tij Hieronimus II, Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, do të takohen me refugjatët e strehuar në ishull.








All the contents on this site are copyrighted ©.