2016-04-06 14:32:00

Patriarkati ortodoks: së shpejti, Papa me Bartolomeun në Lesbo


Papa Françesku dhe Patriarku ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, kreu shpirtëror i ortodoksisë, do të vizitojnë bashkë, “së shpejti”, emigrantët e ishullit grek të Lesbos. Lajmi i qarkulluar që dje nëpër mediat e gjithë botës, konfirmohet sot nga një komunikatë e Patriarkatit. Sipas tij, Bartolomeu I “është vënë në kontakt me anë të një përfaqësuesi me Shenjtërinë e Tij Papën Françesku, gjatë muajit të shkurtit e më 30 mars i dërgoi një letër për çështjen”.

Duke pasur parasysh “nevojën urgjente të një nisme kolegjiale dhe të një veprimi për të sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar dhe organet e organizatat kompetente, Shenjtëria e Tij Papa Françesku, Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe Fortlumturia e tij, kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, do të vizitojnë së shpejti ishullin e Lesbos për të kontaktuar e për të mbështetur refugjatët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.