Një dhuratë e Zotit, nga e cila duhet të përfitojnë të gjithë. Kështu e quan Papa Françesku tokën në videomesazhin kushtuar ndjeteve të prillit për Apostullimin e Uratës. Papa mendon posaçërisht për bujqit, të cilët – është thirrja e tij – duhet të marrin shpërblimin, që u takon.
Gracias campesino. Tu aporte es imprescindible para toda la humanidad...
“Faleminderit, bujk i vogël. Kontributi yt është themelor për mbarë njerëzimin. Si njeri, bir i Zotit, meriton një jetë të denjë”. Janë fjalët atërore të Papës Françesku drejtuar bujqve, në videomesazhin e tij, në gjuhën spanjolle, për ndjetet e lutjes të muajit prill. Papa pyet nëse shpërblehen përpjekjet e fshatarit, që ka vetëm një copë tokë, si mjet për të mbajtur veten dhe familjen.
La tierra es un don de Dios…
“Toka - vëren Françesku - është dhuratë e Zotit. Nuk është e drejtë të përdoret vetëm në dobi të pak njerëzve, duke e privuar pjesën më të madhe nga të drejtat e përfitimet e tyre”. Do të më bëhej qejfi, shton Papa duke iu drejtuar besimtarëve, nëse do ta bashkoni zërin me timin në këtë ndjet: “Që bujqit e vegjël të marrin shpërblimin e merituar për punën e tyre të çmueshme”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |