2016-04-04 12:35:00

Videomesazh i Papës në Instagram: bëhuni dëshmitarë të dashurisë së Zotit


Papa Françesku publikoi dje në Instagram një videomesazh, i cili është pjesë e videomesazhit për Kubën, në shtator 2015. Ja çfarë thotë Ati i Shenjtë:

“Dëshiroj të jem ndërmjet jush si misionar i mëshirës, i dhembshurisë së Zotit. Por, më lejoni edhe t’ju inkurajoj të jeni ju vetë dëshmitarë të kësaj dashurie pa fund të Zotit. Të mos i mungojë askujt dëshmia e fesë sonë, e dashurisë sonë; të gjithë ta dinë se Hyji fal gjithnjë, se Hyji është gjithmonë pranë nesh, se Zoti na do”.








All the contents on this site are copyrighted ©.