2016-04-02 00:00:00

Shenjtorët e javës 3 -10 prill


E diel, 3 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e Dytë të Pashhkëve – të Dielën e Mëshirës Hyjnore. Gjithnjë më 3 mars kalendari përkujton shën Sikstin I papë dhe shën Rikardin, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli. Liturgjia na sjell përsëri të vërtetën e Pashkëve, pra, të Ngjalljes së Jezu Krishtit. Kështu vazhdojmë t’i kremtojmë Pashkët e Ngjalljes. Alelluja!  Kjo është Dita e Ngjarja e Krishtit Zot! Në këtë ngjarje të Ringjalljes realizohen shpresat e njerëzimit.

Të hënën, më 4 prill, kalendari kishtar përkujton shën Isidorin, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe shën Benediktin Moro, françeskan.

Të martën, më 5 prill, kalendari përkujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan e shën Irenën, virgjër e martire.

Të mërkurën, më 6 prill, kalendari kishtar përkujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane dhe shën Koletën Bolič, themeluese e klariseve të varfëra.

Të enjten, më 7 prill, bie festa liturgjike e shën Gjon Pagëzuesit de La Sal, meshtar e shën Ermano Jozefit nga Këlni.

Të premten, më 8 prill, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin Areopagit, shën Amanazin e të Lumin Klementin nga Osimo.

Të shtunën, më 9 prill, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin e shën Liborin.

Të dielën e ardhshme, më 10 prill, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e Tretë të Pashkëve. Gjithnjë më 10 prill kalendari përkujton edhe shën Magdalenën e Kanosës.








All the contents on this site are copyrighted ©.