2016-04-02 12:58:00

Mbrëmësore kushtuar Mëshirës Hyjnore. Papa: guximtarë në dashurinë konkrete


Natën e së Dielës së Mëshirës Hyjnore, që Kisha e kremton në të dielën e dytë të Pashkëve, në faqen e internetit @pontifex, lexojmë një tweet të ri: “Të bëhesh i mëshirshëm, domethënë të jesh guximtar në dashurinë konkrete e pa interes”.

Dy, takimet që Papa ia kushton kësaj feste dhe të gjithë atyre, që ndjekin përshpirtërinë e Mëshirës Hyjnore: mbrëmësorja e lutjes, sonte dhe Mesha, nesër, në orën 10.00, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit.

Gjatë mbrëmësores së sontme, Papa do t’i lutet Atit të Mëshirës ta shtrijë mbi çdo njeri dhuratën e shëlbimit.

Do të ketë edhe shumë lutje të tjera drejtuar Zotit, sidomos që t’i mbrojë me mëshirën e vet të krishterët e persekutuar, ata që lëkunden në fe, që e kanë humbur shpresën, që nuk dinë të duan, që janë të burgosur në mendësinë e botës.

E besimtarët do t’i luten Zotit edhe që ta përtërijë mëshirën e Tij në jetën e familjeve e të bashkëshortëve, në zemrën e fëmijëve të plagosur e të dhunuar, në shpresat e të rinjve e në lëshimin plot besim të të moshuarve në dorë të Zotit. Pa harruar, në lutjet drejtuar Mëshirës Hyjnore,  edhe ata, që nuk besojnë, të dhunshmit, mbjellësit e urrejtjes, ata që shkelin mbi dinjitetin e njeriut, e doemos, nuk do t’i harrojnë në lutje, njerëzit e shpërdoruar e të shfrytëzuar, refugjatët e mërgimtarët.








All the contents on this site are copyrighted ©.