2016-03-30 12:47:00

Mëshira, në Romë kongres evropian


“Diskutime, konferenca, dëshmi e lutje: e gjithë kjo, për t’iu përgjigjur nxitjes së Kishës, e posaçërisht të Shën Gjon Palit II, që vijon t’i ftojë të gjithë të jenë të vetëdijshëm për misterin e mëshirës së Zotit”.  Atë Patrice Chocholski, sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Kongreseve të Mëshirës, shpjegon si do të zhvillohet kongresi evropian, që do të fillojë nesër, në Romë, e do të vijojë deri më 4 prill.

Kjo ngjarje e madhe, vijon të shpjegojë atë Chocholski, do të ketë  disa veprimtari, të cilat do t’i kushtohen lutjes, dëgjimit e dëshmisë. Pjesa, që i kushtohet dëshmisë besoj se do të jetë më e rëndësishmja. Nuk do të mungojë, në këto ditë, edhe një veprimtari misionare, për t’i frymëzuar kongresistët të cilët, të pushtuar nga  shpirti i mëshirës, mund të shkojnë e ta dëshmojnë në periferi, siç do të thoshte Papa Françesku.

Takimin e rëndësishëm do ta hapë kardinali mëkëmbës Agostino Vallini, ndërsa të premten, 2 prill, për t’u shënuar, mbrëmësorja e lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 18.00, me praninë e Papës Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.