2016-03-29 18:59:00

Mesazhi i Papës prijësit të armenëve argjentinas e kilianë


Papa Françesku i dërgoi një letër urimi kreut të Kishës armene për Argjentinën dhe Kilin, kryipeshkvit Kissag Mouradian, me rastin e 25- vjetorit të shugurimit të tij ipeshkvnor. Në një komunikatë, Qendra Armene e Republikës së Argjentinës  e përhapi  mesazhin, përmes të cilit Papa mori pjesë shpirtërisht në kremtimet e në lutjet e falënderimit për këtë rast festiv, kremtuar më 22 mars.

Shërbesë të frytshme e vëllazërore 

“I dashur vëlla - lexohet në letrën e Papës - uroj që Zoti t’ju shpërblejë për gjithë të mirën që keni bërë e vijoni të bëni”. Në letrën, që u lexua gjatë aktit të nderimeve të kreut të Kishës armene të Cono Sud (Argjentina, ishujt Falkland, ishujt Malvine, Kili e Uruguaj, pjesë të Paraguajt dhe të zonave jugore të Brazilit, posaçërisht Shtetet e Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná e San Paolo), Papa e falënderon Zotin për shërbesën e kryeipeshkvit armen dhe lutet që kjo shërbesë të jetë e frytshme edhe në të ardhmen, Ati i Shenjtë lutet edhe që Jezusi ta bekojë e Virgjëra Mari ta mbrojë gjithë bashkësinë armene të vendit.

Miqësi e vjetër

Nota e bashkësisë armene kujton marrëdhëniet miqësore, që e lidhin Papën me imzotin Mouradian, që kur kardinali i asokohshëm Bergoglio ishte kryeipeshkëv i Buenos âÁÁjres. Edhe nunci apostolik në Argjentinë, imzot Emil Paul Tschering, kardinali Mario Poli, kryeipeshkvi aktual i Buenos Ájres e kryeipeshkvi i Kordobës, Carslos Ñañez, i bënë urimet imzot Mouradian, festa e të cilit u kremtua në selinë e Qendrës Armene të Buenos Aires, në praninë e 450 të ftuarve, ndërmjet të cilëve, autoritete publike e fetare nga mbarë vendi.








All the contents on this site are copyrighted ©.