Me Krishtin e Ngjallur, jeta dhe historia marrin një kuptim të ri! Ishte një Engjëll ai, që u dha zemër grave të cilat, posa arritën tek Varri i Jezusit, mbretën të habitura e të shqetësuara pa masë, sepse e gjetën të hapur e të zbrazur. E jashtëzakonshme domethënia e asaj që ndodhi. Engjëlli i tha: “Mos kini frikë!...është ngjallur, nuk është këtu, E tani, shkoni e kumtojani këtë lajm Apostujve”.
Këto fjalë të Engjëllit, të cilat i dëgjojmë përsëri e gjithnjë me emocion të brendshëm,
kanë vlerë të madhe edhe për ne. Me ngjalljen e Krishtit gjithçka ndryshon: jeta dhe
historia fitojnë domethënie të re.
Na e kujton këtë predikimi i shën Pjetrit Apostull drejtuar turmave të Jerusalemit.
Thjeshtë e qartë Pjetri pohon se “Krishti i kryqëzuar është gjallë, është ngjallur
dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë!”
Që atëherë, Kisha nuk ka pushuar së shpalluri këtë Lajm të Mirë. Është urgjente që
të gjithë njerëzit ta njohin e ta takojnë Krishtin, të kryqëzuar e të Ngjallur, e
ta lëshojnë veten plotësisht në duart e Tij. Atyre, të cilët e mirëpresin, Ai ua mbush
zemrën me gëzimin e vërtetë, që e bën të re, të bukur e të pasur me shpresë jetën
njerëzore.
Galdimi i Pashkëve gëzon posaçërisht Zojën e Bekuar, e cila pësoi bashkë me Krishtin
provën e rëndë të Mundimeve e të vdekjen me kryqëzim. T’i lutemi Virgjërës Mari ta
bëjë gjithnjë më të fortë besimin tonë në Ngjalljen e Jezu Krishtit Zotit tonë, duke
na udhëhequr që ta dëshmojmë në angazhimin e përditshëm, këtë mesazh të gëzueshëm
e themelor të Pashkëve: Krishti u Ngjall! Aleluja! Vërtetë u Ngjall, Aleluja!.
All the contents on this site are copyrighted ©. |