2016-03-28 12:35:00

Pakistan, masakër e talebanëve kundër turmës: të paktën 69 të vdekur. Dhjetra të krishterë të vrarë


Pashkë të lara me gjak, në Pakistan. Të paktën 69 viktimat e më se 300, të plagosurit në një shpërthim, ndoshta sulm vetëvrasës, që ndodhi dje në Lahore, në lindje të vendit, në një park publik. Ndërmjet viktimave janë të paktën 40 të krishterë.

Veprimtaria e ndihmës vijon pa pushirm, njofton Muhammad Usman, drejtues i lartë administrativ i qytetit të Lahores, që pohon se ka kërkuar edhe ndihmën e ushtrisë. Shumica e viktimave janë gra e fëmijë. Krimi u krye nga grupi Jamatul Ahrar, i lidhur me grupin kryesor taleban pakistanez Tehrik e Taleban Pakistan (Ttp). Shpërthimi vetëvrasës në parkun Gulshan-e-Iqbal konfirmohet edhe nga gjetja e materialit metalik në vend, në çastin e shpërthimit, përplot me njerëz, që kremtonin Pashkët. Kryeministri indian Narendra Modi e dënoi masakrën  dhe u përcolli në twitter, ngushëllimet e tij familjeve  të viktimave. Kështu edhe kryeministri italian Renzi, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë arrin deklarata e presidentit Obama, që e quan sulmin e urryer terroristik në Lahore “akt burracakësh”. Më pas edhe gatishmëria për bashkëpunim të plotë nga ana e SHBA me partnerët pakistanezë e me të gjithë zonën, për ta çrrënjosur plagën e terrorizmit.  








All the contents on this site are copyrighted ©.