2016-03-25 12:50:00

Papa flet me famullitarët e Romës për situatat e braktisjes shoqërore


“Vëmendje jo vetëm ndaj situatave të braktisjes shoqërore, që ndjehen fort posaçërisht në periferi, me emergjencën e papunësisë dhe të varfërive të reja në plan të parë, por edhe ndaj problemeve të tjera: vetmisë së pleqve dhe të gjitha shtresave shoqërore, të cilat nuk gjejnë ndihmë në institucionet”. Këto, temat kryesore, trajtuar nga Papa në bisedë me dhjetë famullitarë të dioqezës së Romës, me të cilët drekoi në shtëpinë e zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Becciu, në atmosferën  prekëse të Javës së Madhe. Ishte një dialog me zemër të hapur, pa filtra.

Ndërmjet dhjetë famullitarëve, përfaqësues të realiteteve të ndryshme të kryeqytetit, ishin edhe don Giuseppe Redemagni, famullitar i Corviale-s,   don Fabio Corona, i famullisë të së Lumes Nënë Terezë, në rrethinat lindore romake, e vetmja qendër kishtare, pranë së cilës, edhe e vetmja shkollë, në një zonë në zgjerim e shtrirje të vazhdueshme, e disa të tjerë:

“Vëmendje jo vetëm ndaj situatave të varfërisë materiale, por edhe ndaj gjithë atyre njerëzve, që nuk kërkojnë haptas ndihmë, sepse u vjen turp të zgjasin dorën. Shkoni, gjejini ku janë e ndihmojini, pa pritur t’ju kërkojnë” - i porositi Papa famullitarët. 








All the contents on this site are copyrighted ©.