2016-03-24 14:18:00

Programi i vizitës së Papës në Qendrës e refugjatëve në Castlenuovo di Porto


Papa Françesku pritet në Qendrën e refugjatëve në Castlenuovo di Porto në orën 16.45. Sapo të mbërrijë do të hyjë e do të njihet me 3 nga refugjatët, që do t’i shërbejnë si përkthyes: afgani Ibrahim, maliani Boro dhe eritreasi Segen. Në përfundim të Meshës së Darkës së Mbrame të Jezusit me apostujt, në ditën e parë të Treditëshit të Pashkëve, Ati i Shenjtë Bergoglio do t’i përshëndesë një nga një të gjithë azilkërkuesit. Në sakresti është përgatitur një dhomë me fotografinë e shën Jozefina Bakitës, pajtore e kësaj Qendre.

Sot paradite, mbërritën në Castelnuovo di Porto, dhuratat e Papës: 220 vezë çokollate për Pashkë, një kuti shahu prej druri, topa të shumtë futbolli dhe bejsbolli, me autograf. Kush dëshiroi u përgatit për meshë përmes Sakramentit të Rrëfimit e të Pajtimit me Zotin.








All the contents on this site are copyrighted ©.